Shoqëroi nënën për 17 ditë te Onkologjiku, vajza tregon peripecite që pa te spitali. Nga infermierja qe kerkonte t’i ngrihej ne kembe tek mungesa e..

2005
0

Shërbimi spitalor në Shqipëri lë për të dëshruar. Madje edhe në mes të Tiranës.

Majlinda Selimi, ka shoqëruar të ëmën për 17 ditë në Spitalin Onkologjik në QSUT. Gjatë qëndrimit atje, ajo ka renditur një sërë problematikash, duke nisur nga mungesa e aparaturave nga më të thjeshtat e deri te ato më të specializuara, si dhe sjelljen jo të hijshme e një pjese nga personeli mjekësor.

Majlinda Selimi:

Eksperinca ime ne QSUT

Gjate qershorit shoqerova nenen per 17 dite mjekimi tek onkologjiku. Nuk kisha qene asnjehere ne kete repart dhe nuk kisha qendruar aq gjate kurre me pare ne spital. U vendosem ne pavionin e Radioterapise i cili ndodhet ne katin e 4 dhe eksperincen time po e ndaj ketu, duke renditur sherbimet e qasjet qe duhen permiresuar per te miren e pacientëve. Nen optiken e nje shoqeruese pacientjeje mendoj qe duhen ndryshme ne organizim, ne infrastrukturen e sherbimeve dhe është nevoje esenciale te investohet ne aperatura e trajtime bashkohore sic është Pet skaneri, Gamma Knife apo imunoterapia.

1. Është gjithë Shqiperia me një “spital onkologjik” (qe ofron sherbime te tipit paliativ) i përqendruar vetem ne Tirane. Të gjithë perplasen aty qe nga jugu ne veri, duke shkaktuar kaos, mungese sherbimi nga mbingarkesa e mbi te gjitha pacientët nuk marrin sherbimin qe i’u nevojitet. Vijne nga maja e Ersekes ose maja e Kuksit per sherbime, radiologjie e kemioterapie kur keto duhet t’u ofrohen fare thjeshte ne qyetet me te aferta. Qoftë për lehtersira shendetesore, (pacienti nuk udheton ore te gjata vajtje-ardhje) por edhe per lehtersira ekonomike.

Ka me pak kosto bileta ne qytetin me te afert sesa te vijne deri ne kryeqytet. Me pak fjale, duhen dencentralizuar sherbimet onkologjike edhe ne qytetet e tjera. Per shembull spitali i Durresit është i certifikuar dhe duhet te ofroje sherbime paliativi, radioterapie, dhe te mbuloje kemioterapine e me shume semundjeve. E njejta gje te behet edhe per qytetet e tjera, qe pacientët e semundjeve imune te mos udhetojne me ore te tera per te marre kurim.

Minimumi nje spital ne jug e nje ne veri duhet te funksionojne me kapacitetin e onkologjikut per të arritur rezultate te dukshme. Plus te ofrojne mjekim, ose perkujdesje paliative, ne rast nevoje për gradat e avancuara te semundjeve autoimune, konkretisht per graden e 5, sepse ky sherbimi nuk është luks por nje domosdoshmëri.

2. Organizimi i brendshem i sherbimeve, si pritja e pacientëve per shtrim dhe planifikimi i kemiove ditore eshte nje vuajtje per pacientët e shkrete. Per shembull, te semuret qe vinin nga qytetet e tjera me rekomandim per shtrim (si mami im) duhet te kalonin si fillim nga urgjenca te benin analizat per shkak te burokracise. Rezultatet e analizave percaktonin pavionin e shtrimit pamvarsisht rekomandimit apo faktit qe kishte nje kartele te hapur brenda onkologjikut (disa trajtime kemiosh behen vetem ne Tr).

Pra ska nje urgjence te mirfillte paliative. Kjo ishte nje procedure qesharake qe pacientit I sjell lodhje, vuajtje dhe stermundim. Gjithe kjo mesele 4-5 oreshe mund te shmanget fare lehte duke regjistruar kartelat mjeksore ne formen digjitale, ne nje sistem te posaçëm kompjuterik, lehtesisht I aksesueshem dhe i kordinueshem nga te gjitha spitalet e vendit, e te hidhen aty te gjitha te dhenat e pacientëve si; vizitat, analizat, diagnostikimet, trajtimet etj.

Kjo jo vetem do lehtesonte sherbimet por edhe mjeket do percaktonin me lehte diagnozen, duke u orientuar drejt problemit. Do zhdukte njehere e mire kartelat e stermedha me faqet si çarçaf, plus pacienti apo ai qe e shoqeron sdo luante me rolin e robotit per te perseritur cdo mjeku qe takon pothuajse gjithe progresin e semundjes. Do hiqte njehere e mire marrjen me vete te çantes (me te madhe qe ke ne shpi) per letrat me analiza, rekomandime, flethyrje, fletdalje, pergjigje, disqe, skanera, imazhe, grafi etj.

Thjeshte me numerin e kartes identiteti do regjistrohej dixhital-isht çdo kartele mjeksore po ashtu edhe çdo vizite apo konsulte e te semurit.

3.Qershia mbi torte qendronte tek organizimi i sherbimit ditor te kemioterapise. Është per te vene duart ne koke forma dhe menyra e qasjes te tij. Te fillojme qe nga dera ose hyrja, ku pacientët pamvarsisht se jane me planifikim presin tu thirret emri nga kordinatoret e organizimit per te marr trajtimin venoz. Skandaloze! Imagjinoni nje pacient me tumor grade e 4 qe ka udhetuar me autobus nga maja e Fierit apo Ersekes, nga Kuksi apo Tropoja drejt Tiranës, dhe i duhet te prese akoma per te marre trajtimin, diku i shtrire ne lulishtet përreth spitalit deri sa organizatoret ti lexojne emrin. Sa e dhimbshme aq edhe e kobshme!

Salla e kemios ditore ne katin e pare është aq e vogel sa rrezik as te semuret e Tiranës nuk ze, lere pastaj ata nga qytetet. Do ishte me e drejte qe gjithe holli i onkologjikut (hyrja kryesore) te tranformohej ne salle pritjeje me poltrone e shtreter per pacientët e planifikuar per kemio. Te mos presin perjashta nga 2 – 3 ore, sa t’u vije rradha ose t’u lexohet emri si me qene ne ushtri por dera te jete e hapur per ta, qe te akomodohen e te marrin ndihmen direkt.

Është gjithë ai korridor i madh me gjithë ate hapsire boshe, me nje sportel me 3 receptioniste qe kurre kembe robi nuk pash aty, qe zene hapsiren kot. Kurse pacietet presin perjashta ne 38°- 40° ose minus kur është ftohte. Sherbimet e sportelit mund te ofrohen permes dritareve ose nga ana tjeter, keshtu te semuret do kene perparesi.

4.Duhet me patjeter qe onkologjiku te pajiset me aperaturat e duhura per diagnostikim apo trajtim te semundjeve imune. Ne asnje spital shteterore nuk gjendet PET Skaneri, aq i rëndësishëm per gjurmimin e metastazave ne kohe. As trajtimi apo rrezatimi me Gamma Knife, TrueBeam and CyberKnife per tumoret e kokes dhe te trupit.

Shume pacientë do I ndihmonte trajtimi me Radioterapi nepermjet mjeteve te lart përmendura. Gjithashtu duhet te filloje ugjentisht implementimi dhe perdorimi i Imunoterapise si forma me rezultative tani per tani kunder semundjeve tumoriale. Kjo do jepte shprese dhe zgjidhje sepse ilacet imunoterapeutike kushtojne jashtzakonisht shume dhe gjenden vetem jashte Shqiperise e jo te gjithe kanë mundesi ti sigurojne. Nuk besoj qe paisjet apo

Imunoterapia kushtojne me shume sesa orendite qindra milioneshe per zyrat e drejtuesve te QSUT. Pse te trajtojme te semuret tane ne turqi apo gjetke per mungese apraturash?! Leme ca drejtora pa lukse dhe problemi u zgjidh.

5. Kur mendoj qe hidhen tendera milionash per arredime zyrash dhe pacientët tumoriale te gradave te ndryshme vuajne nga vapa sepse pavioni ska as sistem ngrohje as ftohje me iken truri. Kur zbrisnim ne katin e 1 per seancat, sistemi i ftohjes punonte kudo neper zyra dhe neper korridore. Kurse ne katin e 4 qe tarraca ishte afer, nuk kishte sistem ftohje ndaj vapa behej e padurueshme, gje qe ndikonte tek ata pacientë qe kishin probleme ne rrugët respiratore ose me mushkrite. Gjithe pavioni prej me shume se 25 shtretrish nuk kishte nje frigorifer per uje te pakten.

Ne gjithe ate te nxehte afrikan uji (I ngrire) nuk qendronte i ftohte me shume se 2 ore, e imagjinoni vete sa shishe uje kam blere per 17 dite 🥴. Aty kishte pacientë qe duhet te qendronin me shume se 1 muaj per shkak te trajtimit. Uje kishte 24 ore edhe dushe per tu lare por nuk kishte lavanderi per rrobat personale te te semureve.

Ketu nuk e kam llafin per carcafet (ato nderroheshin cdo dite nga personeli) por per rrobat vetjake te vete pacientëve, sidomos te atyre qe jane nga larg. Binte ne sy edhe fakti qe personeli nuk kishte dorashka gjate venjes ose heqjes se vigoneve, I përdornin vetem ne raste specifike. Kjo perben rrezik për perhapjen e viruseve dhe bakterieve nga njeri pacient tek tjetri.

Mungonte edhe akooli dezinfektues per duart ne dhomat e pacientëve, por personeli mendoj qe kishte per perdorim vetjak tek infermieria. Ndersa përsa I përket personelit ne pergjithesi ishin korrekt, te sjellshem e te komunikueshem.

Per ta permbledhur, sherbimet onkologjike dhe paliative duhet te shtohen ne qytete kyce ose te decentralizohen (jo vetem ne Tirane), qe tu vine sado pak ne ndihme pacientëve ne trajtimin e patologjive te semundjeve autoimume.

Paisja e aperaturave radioteraputike per tumoret e kokes dhe trupit eshte nevoje baziko-jetike per te semuret e kesaj kategorje dhe ndoshta shpresa e fundit e zgjatjes se jetes per ta. Imunoterapia duhet te implementohet sa me pare si mjekimi me rezultativ qe shkenca njeh deri tani.

T’u lehtesojme dhimbjen duke u krijuar kushtet e pershtatshme per aq kohe sa semundja i lejon te jetojne mes nesh.

p.s E vetmja gje e mire ne korridoret e pavionit ishte prezenca e Drinit. Rrezatonte energji dhe percillte pozivitet😁, tamam si ai dielli pas shiut, ishte si Luani mes Hienave.

Kurse e keqja e pavionit ishte vetem ndonje infermiere e tipit “Arta” qe I ka hyp vetja ne qejf qe s’punon turn nate dhe fillon e jep “urdhera” ose don “respekt” me ngritje ne kembe si ne kohen e komunizmit. Kush e di çfarë I dukej vetja. Se mora vesh, “shperthimin ose dalldisjen e saj” e kishte nga mosha, nga punesimi me” mik” apo ishte filozofi e edukimit socialisto-komunist. Mbase normat dhe rregullat e Hipokratit as qe i ka lexuar se per t’i zbatuar s’behej llaf.