Muslimanet festojne Kurban Bajramin (Pamje nga falja ne shesh)

101
0

Mijera besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Kurban Bajramit mëngjesin e kësaj të shtune në sheshin Skënderbej. Besimtarët kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, bashkë me krerët më të lartë të KMSH-së.

Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami.

Festa, sipas traditës islame quhet ndryshe si festa e sakrifices, kujton gatishmërinë e profetit Ibrahim per te sakrifikuar djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit.

Mishi nga kafsha e flijuar eshte e pelqyer tendahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Ndryshe është njohur edhe si Bajram i haxhive, sepse brenda ditëve të këtij bajrami kryhet edhe pelegrinazhi ritual në Mekë. Më shumë se 500 haxhinj nga Shqipëria ndodhen në vendin e shenjtë.