Shoqërohet në polici ish-deputeti Kastriot Islami

411
0

Eshte shoqëruar në polici për mos-mbajtje të maskës në publik, ish-deputeti Kastriot Islami.

Mesohet se policia ka shoqëruar Islamin, pasi ky i fundit nuk ka respektuar rregullat e vendosura nga qeveria, ndaj pandemisë së koronavirusit.

Qeveria shqiptare ka vendosur si rregull mbajtjen e maskës në publik nga ana e qytetarëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19./