Shifrat alarmante, Italia zgjeron zonën e kuqe

419
0

Rastet ditore me koronavirus vijojnë të jenë te larta edhe në Itali, e cila ka zgjeruar territorin e izolimit, duke futur nga 15 Nëntori në zonën e kuqe edhe rajonin e Campanias dhe Toscanës.

Aktualisht në zonat e kuqe bëjnë pjesë 7 rajone. Qytetarët në këto vende nuk lejohen të dalin nga një komunë në tjetrën, bare dhe restorantet janë të mbyllura, dyqanet, përveç atyre të ushqimit po ashtu, teksa edhe transporti publik punon me një kapacitet prej 50%.