Shoket më thoshin që në Amerike do shpërndash PIZZA. Kush është lushnjari që u bë “America’s Best Doctor”:

1866
0

Ai u lind në vitin 1976 dhe u rrit në qytetin e Lushnjes, por keto dite, në moshën 44 vjecare, u vlerësua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me cmimin “America’s Best Doctor”.

Bëhet fjalë për neokirurgun Gentian Toshkëzi, që në kulmin e pandemisë Covid, rrëmben cmimin e madh nga shteti I Pensilvanisë për punën në spitalin Jefferson University, në të cilin, punon si neokirurg prej 13 vitesh.

Kohët e fundit, Doktor Gentin e kemi parë shpesh edhe në ekranet shqiptare për të dhënë opinionin e tij për pandeminë, por pak kujtojnë se kush është djali lushnjar që arriti tia dalë mbanë në ëndrrën e tij, jo vetëm për të punuar kirurg atje, por për tu zgjedhur mes Doktorëve më të mirë në SHBA.

Gentian Toshkëzi përfundoi gjimnazin “18 Tetori” në Lushnje, dhe shtëpinë e kishte në krah të shtëpisë së kongresit. Djali i Ibrahim Toshkëzit kishte pasion mjeksinë dhe studimet i vazhdoi në Universitetin e Mjeksisë në Tiranë.

Ishte ekselent. Aq sa në vitin 2003, ish-presidenti Rexhep Meidani i akordoi Medaljen e Artë, me mesataren e notave, 10.

Tani, “kostumi shqiptar” i rrinte ngushtë djaloshit shqiptar që ishte i etur për dije. Me diplomën e fakultetit të mjeksisë në xhep fluturoi drejt Francës, Parisit, në universitetin e atjeshëm për specializim. Një vit më vonë, po nga shkolla, do të shkonte për specializim në Universitetin Thomas Jefferson në SHBA.

10 ditet e qendrimit aty, do të ndryshonin rrjedhën e tij të jetës.

“E kisha ëndërr të studioja në SHBA. Pasi mora diplomën, isha përpara dy zgjedhjeve: të kthehesha në Shqipëri, apo të vazhdoja studimet në Amerikë. Vendosa këtë të dytën” tregoi kohë më parë Doktor Genti në një intervistë.

Ashtu sikurse kujton edhe skepticizmin që kishin miqtë e shokët, që në atë vit të largët 2003, i thoshin se për një shqiptar do të ishte krejt e pamundur të cante dyert amerikane.

“Shumë miq e shokë më thoshin se do përfundoja duke bërë pica. Nuk u dorëzova. Ishte shumë e vështirë. Isha I vetmi shqiptar që konkurroja me student që vinin nga fakultete presigjioze në Amerikë. Fillimisht më duhej ekuivalentimi i diplomës që kisha marrë nga Shqipëria. Ndonjëherë ndihesha keq, se ose shkruanin gabim emrin tim, ose emrin e Universitetit nga unë vija, Universitetit të Tiranës. Shumë më thoshin sesi ka mundësi që unë një djalë nga një vend I vogël të mund  tia dilja, por unë nuk u tërhoqa asnjëherë” kujton Doktor Genti eksperiencën e tij të parë kur mbërriti në SHBA.

E pas 13 vitesh të tjera specializime dhe ekuivalentime diplome, ai aplikon për punë tek I njëjti spital ku nisi ëndrra e tij amerikane, në “Thomas Jefferson Hospital” ku vazhdon punon edhe tani, si mjek neokirurg, për operacione të kokës dhe shtyllës kurrizore. Falë punës dhe përkushtimit të tij, ai u vlerësua nga America Best Doctor në listën e mjekëve ON TOP në SHBA.

Gentian Toshkëzi, shkoi i vetëm në Amerikë. Por aty u njoh me bashkëshorten e tij, një vajzë korcare, me të cilën u martua dhe kanë dy djem. Më pas, mori dhe prindërit me vete.

“Në familje flasim shqip. Përpiqem të ndjek informacionet për Shqipërinë kur kam kohë, por edhe kur këtë nuk e bëj unë, prindërit më informojnë për cdo lajm sepse ata ndjekin lajmet nga Shqipëria. Vij cdo vit në Shqipëri, qëndroj 1 apo 2 javë. Përherë shof se ka ndryshuar, edhe pse ka shumë për të bërë, edhe pse, për ata që janë aty, ndonjëherë I kap pesimizmi dhe nuk I dallojnë dot ndryshimet. Pse jo, një ditë mund të kontribuoj dhe unë për Shqipërinë. Ne që vijmë nga jashtë e shohim se ka forcë dhe vitalitet që cdokush mund ta përdorë për të zhvilluar aftësitë e veta”, thotë Doktor Gentian Toshkëzi.newsbomb