Fjalimi i Trump pas votimit: Po fitojmë bindshëm, rezultati ka qenë fenomenal

342
0

Presidenti amerikan Donald Trump mbajti deklaratën e parë pas votimeve. Trump falenderoi popullin amerikan për mbështetjen që i kanë dhënë.

Ai u shpreh se nuk e prisnin të fitonin në këtë masë dhe ekipi i tij po bëhet gati për një festë të madhe. Ai tha se deri tani janë duke marrë rezultate të pabesueshme se fituan në vende që nuk e prisnin të fitonin.

Faleminderit shumë që jeni këtu, e vlerësoj shumë, dua të falenderoj të gjithë amerikanët, miliona e miliona njerëz që kanë votuar për ne, rezultatet e sotme janë fenomenale. Ne nuk do të lejojmë që ata të vjedhin zgjedhjet, unë dua të falenderoj zonjën e parë, familjen time dhe zv. Presidentin. Ne po bëhemi gati për celebrimin e madh, rezultati ka qenë fenomenal.

Ne nuk e prisnim të fitonim në Florida, dhe atje fituam. Ne fituam Ohio, Texas. Me 7 përqind të votave të mbetura në Gjeorgji, nuk është kurrë e mundur të na kapin.Ka shumë mundësi në Arizona të dalim fitues”– tha ai.

Gjithashtu Trump gjatë fjalës së tij tha se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ishte shumë e lartë dhe se republikanët janë 170 mijë vota para.

Donald Trump u shpreh optimist se republikanët i kanë fituar tashmë zgjedhjet por edhe paralajmëroi se do të kërkojë nga Gjykata Supreme që të ndalojë procesin e numërimit të votave me postë.

“Ky është një mashtrim i madh që bëhet në vendin tonë. Duam që ligji të përdoret siç duhet.”