SHMU: Moti ne 5 ditet e ardhshme, ja cfare na pret (Tabela)

92
0

Përshëndetje nga SHMU!Situata meteorologjike ditët e ardhshme parashikohet e vecantë pasi në të gjithë rajonin do të zbresin masat e ftohta e të acarta polare të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave.

Ditën e premte do të ketë fillimisht mot të vranët me reshje shiu e dëbore në zonat malore të cilat në veri e verilindje do të jenë të dendura.

Prej orëve të pasdites me depërtimin e vazhdueshëm të masave të ftohta do të ketë kthjellime e rënie të ndjeshme temperaturash në të gjithë vendin.Kjo rënie do të jetë e pranishme deri në mesjavë ku i gjithë vendi do të jetë në prani të ngricave dhe temperaturve negative.

Ngricat e forta do të jenë të pranishme gjatë fundjavës deri në mesjavë dhe në zonat malore këto parashikohen gjatë gjithë 24 orëshit. Vlen për tu theksuar prania e erës së ftohtë e hera herës e vrullshme veriore e cila do të na shoqërojë këto ditë. Ju këshillojmë që gjatë ditëve me ngrica lëvizjet tuaja të jenë të kujdeshme!

Urojmë ditë të mbara për ju!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.