Shkundet qyteti, bie tëmet 6.4 ballë

869
0

Një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballësh ka g.oditur Kaliforninë e Jugut.

Sipas të dhënave ky është tërmeti me magnitudën më të madhe gjatë këtyre dekadave të fundit.

Raportohet se tërmeti ka ndodhur rreth orës 10:30 të paradites, me epiqendër në luginën Searles, një zonë e San Bernardino County rreth 100 milje larg Los Anxhelosit.

Nuk është raportuar ende për viktima në njerëz, por dëmet materiale kanë qenë të mëdha.

Që prej tërmetit Northridge në vitin 1994, i cili vrau dhjetra njerëz dhe shkaktoi dëme miliarda dollarëshe, tërmeti i sotëm ishte me magnitudën më të madhe.

Duhet theksuar se tërmeti i vitit 1994 goditi një zonë të populluar, ndërsa tërmeti i sotëm e pati epiqendrën shumë larg zonës metropolitane të Los Anxhelosit.

Raportohet se në zonën e Los Anxhelosit, tërmeti nuk ishte i fuqishëm dhe ka zgjatur vetëm 30 sekonda.