Shkuan te ndihmojne koleget e tyre italian, mjeket shqiptar gjobiten nga 500 euro

446
0

Grupi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptare që u nisën drejt Italisë për tu ardhur në ndihmë kolegeve te tyre italiane, nuk e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën e tyre.

Sipas Corriere della Sera, ata janë gjobitur nga policia në Breshia pasi natën e fundit të misionit të tyre kanë vendosur të festojnë me muzikë dhe birra në dhomat e hotelit ku po qëndronin.

Raportohet se pronari i hotelit ka njoftuar policinë dhe kjo e fundit ka gjetur në një nga dhomat 10 prej tyre duke festuar. Mësohet se disa nga grupi i mjekëve dhe infermierëve nuk kanë reaguar mirë ndaj ardhjes së policisë dhe kjo ka çuar në dy denoncime për kundërshtim të forcave të policisë.

Siç bëhet e ditur nga media fqinje, gjobat që i janë vendosur atyre variojnë, duke shkuar deri në 500 euro.

“Ne duhet të sqarojmë se çfarë ndodhi mbrëmë dhe kushdo që ka përgjegjësi do të duhet të përgjigjet për të”, tha se këtë mëngjes Gianpaolo Natali, këshilltar i Fratelli d’Italia në Brescia.

“Unë nuk do të diksutoj për përgjegjësinë e ndërhyrjes policore – shtoi Natali – por këta njerëz mbërritën në Itali me urdhër të kryeministrit të tyre për të na ndihmuar në një nga momentet më të errëta me spitalet e kolapsuara nga Covid. Tani ata do të kthehen në Shqipëri me një denoncim për rezistencë dhe nëntë gjoba prej 500 eurosh. Ne duam të kuptojmë se çfarë ndodhi në hotel mbrëmë dhe nëse ka përgjegjësi të atyre që kanë kryer operacionin. Në këtë sens, ne do të kërkojmë që çështja të diskutohet në parlament “

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.