“Shkrin” Ballkani, termometri mbi 40 gradë (Video)

684
0

Një tjetër valë e të nxehtit ka përfshirë rajonin e Ballkanit. Mërkuri preku vlerat e 41 gradëve në Bosnje Hercegovinë. Situtata është veçanërisht alarmante në Mostar, Banja Luka dhe Sarajevë, ku meteorologët ngritën alarmin për shkak të të nxehtit ekstrem qe vjen nga Afrika. “Unë jam tolerant ndaj vapës, vij nga Australia kështu që jam mësuar”, thotë një kalimtar. “E tmerrshme. Nuk mund ta duroj dot. Dola sa për të blerë diçka po do të kthehem menjëherë në apartament”, shprehet një e moshuar në Bosnje.

Autoritetet shëndetësore raportojnë për një numër në rritje të pacientëve me simptoma që lidhen me të temperaturat e larta. Instituti i Shëndetit Publik në Kroaci paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes, ndërsa termometri i kaloi 40 gradët. Shumë zona në këtë shtet shënuan këtë vit temperaturat më të larta të regjistruara në histori.

E njëjta situatë edhe në Rumani, ku qytetarët po përballen me kushte ekstreme të të nxehtit. i gjithë vendi, përveç zonave bregdetare dhe atyre malore janë nën alarmin e verdhë për temperaturat e larta qe zgjasin prej të dielës. Qindra njerëz kanë kërkuar ndihmë nga shërbimet e emergjencës. I nxehti afrikan nuk ka kursyer as Shqipërinë, ku janë shënuar vlera mbi 40 gradë Celsius.