Ambasada Amerikane nxjerr videon: Ja si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale

490
0

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar sërish lidhur me aktualitetin politik ne Shqiperi. Ajo sot shkruan per funksionimin e GJykates Kushtetuese ne vend.

Permes nje videoje informuese, ambasada e SHBA thote se Gjykata Kushtetuese duhet te jete funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë.

Duke kujtuar problemin e te shkuares me kete gjykate, ambasada nenvizon se “shpesh parlamenti dhe presidenti nuk binin dakord per nje gjyqtar dhe kjo shkaktonte vende bosh per nje kohe te gjate”.

Mesazhi i Ambasades se SHBA

Në videon e kaluar, ju mësuat mbi procesin e vetingut. Këtë javë, ne do të flasim për Gjykatën Kushtetuese. Shihni këtë video për të mësuar se si Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, me gjykatës të kualifikuar, të paanshëm dhe apolitikë.