Shkon të marrë fëmijën nga cerdhja, nëna tronditet kur i sheh shenjat në fytyrë, si u justifikua stafi i çerdhes

1665
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku një nënë ëshët shokuar pasi ka gjetur foshnjën e saj në çerdhe me fytyrën e gërvishtur.

Mësohet se foshnja 10 muajshe ishte dërguar nga prindërit në çerdhe, dhe kur nëna ka shkuar për ta mare, e ka gjetu me fytyrën e gjakosur, nga 20 gërvishjte.

Nëna kërkoi menjëherë shpjegim nga stafi, të cilët e justifikuan ngjarjen si një aksident. Sipas tyre, gjatë ndërrimit të pelenës një fëmijë tjetër që ndodhej pranë tij, i ka gërvishtur fytyrën.

Prindërit ishin të tmerruar dhe të zemëruar kur panë djalin e tyre në atë gjendje.

“Kemi shpërthyer në lot. Nuk mund ta besonim që diçka kaq e tmerrshme do i ndodhte djalit tonë të vogël”, thanë ata për mediat.

Prindërit e çuan menjëherë djalin në spital dhe mjekët ngritën dyshimin se ai nuk mund të gërvishtej kaq shumë nga një fëmijë tjetër në çerdhe. Ata u kujdesën për djalin 10 muajsh dhe i thanë prindërve se plagët e tij do të shërohen së shpejti dhe nuk do të linin gjurmë. Babai i Noah dyshon se bëhet fjalë për dhunë.

“Burri im thotë se definitivisht nuk ishte aksident dhe ishte abuzim me fëmijë”, tha nëna.

Kopshti u ka kërkuar falje prindërve, por ata kërkojnë dëmshpërblim. Autoritetet po hetojnë incidentin për të përcaktuar nëse ishte vërtet një aksident apo është dhunuar.