Shkoi te vidhte pulat, kapet dhe rrihet nga pronari i shtëpisë më pas ndërron jetë në spital

83
0

52 vjeçari që u dhunua pak ditë më parë nga pronari i banesës ku kishte hyrë duke vjedhur pulat, ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, bënë ndalimin e shtetasit B.Sh, 22 vjeç, banues në Kuçovë.

Në datën 26.02.2023, gjatë natës në banesën e tij është futur për të vjedhur, shtetasi L.B, i cili u konstatua nga pronari i shtëpisë, shtetasi B.Sh, me të cilin më pas u konfliktuan.

Gjatë konfliktit mbeti i dëmtuar shtetasi L.B, i cili ndodhej në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ndërroi jetë në spital sot më datë 04.03.2023.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.