Borë në Pranverë, ja cfarë pritet javën tjetër

1504
0

Në këtë fillim Marsi, dëbora ka zbardhur zonat malore në vend. Në Shkodër, reshjet e dëborës kanë zbardhur Thethin dhe Vermoshin.

Në Qarkun e  Korçës  borës kanë rënë në zonën e Dardhës dhe të Voskopojës, zona në një lartësi mbi 1150 metra mbi nivelin e detit.

Sipas sinoptikanëve ky mot i paqëndrueshëm me reshje dëbore në zonat malore do të na shoqërojë deri në mesin e javës tjetër.

Pritet që dhe fillim java te ketë temperatura te ulëta. Pas të enjtes, vendi do të përfshihet nga temperatura tipike pranverore. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 20 gradë në vlerat maksimale.