Shkoi të punonte ne Itali si kamarier për nje jete më te mirë, humb jeten në lokal sapo nis punë i riu shqiptar (Emri)

1156
0

E trishtë në Verona të Italisë. Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke shërbyer në një lokal në këtë qytet.

Egzon Mile, 25 vjeç, ka rënë papritur në dysheme ndërsa po u shërbente disa klientëve që kishin ardhur në restorant.

I riu kishte pak kohë që kishte filluar punë në lokalin që administrohej prej vitesh nga të afërmit e tij.

Dyshohet se shkak për vdekjen ka qenë një arrest kardiak.

Edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca dhe helikopteri, nuk kanë mundur ta shpëtojnë 25-vjeçarin shqiptar.