Kush është kandidati i PS per President, Bajram Begaj mjeku i parë që u bë Gjeneral Major

124
0

Bajram Begaj është kandidatura e Partisë Socialiste që do t’i shkojë nesër Parlamentit për t’u votuar si President i ri i Shqipërisë.

Emrin e bëri publik kryeministri Edi Rama, i cili tha se personalisht nuk e kishte propozuar. “Do t’i telefonoj dhe do t’i kërkoj takim që sot”, u shpreh Rama.

Rama tha se ata që vijnë nga Forcat e Armatosura, “nuk zhgënjejnë” as në detyra civile.

Por kush është Bajram Begaj?

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë.

Begaj ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998. Ai gjithashtu ka përfunduar ‘Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë’, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi.

Gjatë karrierës 31 vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen;  Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji,  Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin e specializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Gjeneral Major Begaj ka mbajtur postin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura, ndërkohë që në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:

“Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri;

“Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri;

“Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri;

“Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA;

“Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi.

Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Ai ka kryer detyra të ndryshme si:

Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,

Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,

Drejtor i Spitalit Ushtarak

Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.