Shkoi për te kërkuar punë por i kërkuan adresë emaili dhe e poshtëruan sepse nuk kishte! Pas disa vitesh ai..

823
0

Si pjesë e intervistës së tij, atij iu kërkua të hidhte plehrat. Pasi e bëri, atij iu ofrua një vend pune.

“Tani, më jepni vetëm adresën tuaj të email-it”, tha intervistuesi.

“Unë do t’ju dërgoj dokumentet për të plotësuar dhe t’ju njoftoj datën kur të filloni.”

Burri u përgjigj: “Nuk kam një email!”.

“Një njeri që nuk email-i nuk ekziston sot”, tha intervistuesi.

“E një njeri që nuk ekziston nuk mund të fitojë një vend pune.”

Duke u ndierë se ai nuk kishte sesi të poshtërohej më shumë, burri u largua nga zyra.

Ai nuk dinte ç’të bënte. Ai kishte vetëm 5 dollarë në llogarinë e tij bankare.

Rrugës për në shtëpi, ai kaloi në një dyqan ushqimor. Ai vuri deri një arkë mollë e cila për çudinë e tij më të madhe kushtonte e gjitha vetëm 5 dollarë.

Ai u ndal dhe bleu arkën me fruta.

Ndërsa ai vazhdonte në shtëpi, ai trokiti në dyert e të gjithë pallatit dhe u ofroi atyre mollë me gjysmën e çmimit të tregut dhe me shpejtsë e shiti kutinë e mollëve.

Me 25 dollarë në xhep, burri u kthye tek ai dyqan dhe e përsëriti suksesin e tij.

Ditën tjetër, ai u ngrit herët dhe doli derë më derë.

Shpejt, ai grumbulloi para të mjaftueshme për të mbajtur me qera një kënd për shitje frutash, dhe më pas arriti të blinte një dyqan të tijin.

Pas 10 viteve punë dhe pasion, ky zotëri që s’kishte email e që nuk ekzistonte u bë zotëruesi i një prej zinxhirëve më të mëdhenj të dyqaneve ushqimore në vend.

Ndërsa e konsolidoi suksesin e tij, ai filloi të planifikonte të ardhmen e familjes së tij.

Ai shkoi për të blerë një siguracion për jetën. Ai bisedoi me përfaqësuesin e kompanisë së siguracioneve dhe vendosinë për një plan sigurimi.

Përfaqësues i tha se t’i dërgonte një kopje të marrëveshjes.

“Vetëm më jepni adresën tuaj të email-it dhe unë do ta dërgoj atë,” tha ai.

“Nuk kam një email,” u përgjigj burri.

”Ti nuk ke një email, dhe prap bën miliona dollarë çdo vit.”

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të bënit po të kishit një email?” pyeti shitësi.

Burri ndaloi para se të përgjigjej: “Do të isha duke mbledhur plehra!”

Mos u dekurajoni nga pengesat e sotme. Ata mund të çojnë në suksesin e së nesërmes.