“Dëshira ime…”, ishte tema e hartimit… Fjalët që shkroi ky djalë të ‘këpusin shpirtin’, prind apo mësues qofsh!

550
0

Po kontrolloja detyrat e shtëpisë së nxënësve një natë pas darkës. Burri im ishte ulur pranë, duke luajtur “Candy Crush Saga” në telefonin e tij.

Papritmas, sytë mu mbushën me lotë.

“Pse po qan e dashur?” më pyeti burri.

“Dje u kërkova nxënësve të klasës time një hartim me temë, “Dëshira ime”, i thashë. “OK, dhe çfarë të bën për të qarë?” Pyeti ai përsëri, duke mbajtur njërin sy te loja e tij.

“Hartimi i fundit më preku aq shumë, sa më bëri të qaj.”

“Po çfarë ka për të qarë në atë hartim?”

“Dëgjo, do ta lexoj ta dëgjosh dhe ti”, u përgjigja, duke fshirë sytë.

“Prindërit e mi i duan shumë smartfonët e tyre. Ata kujdesen për smartfonët e tyre aq shumë saqë nganjëherë harrojnë të kujdesen për mua.

Kur babai im vjen në shtëpi nga puna i lodhur, ai ka kohë për smartfonin e tij, por jo për mua.

Kur prindërit e mi kanë ndonjë punë të rëndësishme dhe telefonat e tyre tringëllojnë, atyre u përgjigjen menjëherë, por mua jo, nuk më përgjigjen … as atëherë kur qaj.

Ata luajnë lojëra në telefonat e tyre, por jo me mua.

Kur ata po bisedojnë me dikë në telefonat e tyre, ata kurrë nuk më dëgjojnë, edhe nëse unë po them diçka të rëndësishme.

Pra, dëshira ime është që të bëhem një smartphone. ”

Tani ishte burri im i cili fshiu sytë.

“Kush e shkroi këtë?” Pyeti në heshtje.

E shikova burrin tim në sy dhe i thashë …

“Djali ynë.”