Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të thjeshtë për të eliminuar thinjat!

Është një problem që shqetëson shumë njerëz që nga mosha 30 e lart. Por ditët kur ishte e nevojshme të përdornim bojë flokësh për të fshehur thinjat mund të jenë drejt fundit.

Një studim nga Universiteti Nagoya në Japoni ka zbuluar se një antioksidant i quajtur luteolin mund të parandalojë shfaqjen e thinjave – dhe lajmi i mirë është se gjendet në disa perime të zakonshme, si selino, brokoli, karrota, qepë dhe speca.

Në testimet me minjtë, shkencëtarët zbuluan se ata që kishin marrë luteolin ruajtën ngjyrën e tyre natyrale të zezë, ndërsa të tjerët u thinjën. Ky efekt u vu re si me aplikim të jashtëm, ashtu edhe me konsumim oral transmeton shqiptari.net .

“Rezultati ishte befasues,” tha profesori Masashi Kato, autori kryesor i studimit. “Ky zbulim sugjeron që luteolina mund të ketë një efekt unik për të parandaluar thinjat.”

Thinjet shfaqen kur qelizat e quajtura melanocite, të cilat prodhojnë pigmentin që i jep ngjyrë flokëve, fillojnë të vdesin me kalimin e moshës. Ky proces mund të përshpejtohet nga faktorë si stresi dhe gjenetika.

Ndërsa studimi është kryer vetëm tek minjtë, shkencëtarët besojnë se mekanizmi i thinjave është i ngjashëm edhe tek njerëzit, duke hapur rrugën për një trajtim të mundshëm kundër thinjave në të ardhmen.

Për ata që nuk janë admirues të perimeve, luteolina mund të gjendet edhe si suplement për përdorim oral ose topikal. Për më tepër, studiuesit po shqyrtojnë nëse ky antioksidant mund të ndihmojë edhe në parandalimin e rënies së flokëve me kalimin e moshës.

A do ta provonit këtë zbulim të ri për të ruajtur ngjyrën natyrale të flokëve? 😊

- Advertisement -

Nga plakja e lëkurës e deri tek kanceri. Mjekja tregon rreziqet e këtij produkti që po përdoret shumë nga shqiptarët

E ftuar në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan mjekja Tea Shehu tregoi për publikun me hollësi rreziqet që shkaktohet në organizmin e tonë,...

Ju dalin jargë herë pas here teksa flini? Ja cfarë thonë ekpertët

Jargavitja është kur pështyma e tepërt del nga goja e një personi dhe ne të gjithë e bëjmë këtë herë pas herë. Por ae...

Nata që vlen “më shumë se një mijë muaj”: Vlera e Natës së Kadrit, çfarë duhet të bëjmë?

Kur është Nata e Kadrit? Muaji i Ramazanit, eventi më i madh vjetor i besimtarëve myslimanë, ka hyrë në periudhën e tij më të rëndësishme...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.