Keni probleme me thinjat? Vjen ‘Lajm i mirë’ nga Japonia, ja cfarë u zbulua..

Problemi me thinjat, për shumicën nis që në të 30-at. Me një zbulim të ri nga shkencëtarët në Japoni, shumë shpejt do të hiqni dorë nga lyerja çdo muaj e flokëve. Së pari, a e keni qejf sallatën? Se kjo që do mësoni në këtë artikull lidhet pikërisht me një antioksidant të quajtur luteolin, që gjendet tek perimet si brokoli, karota, qepa e speci.

Studiuesit e Universitetit Nagoya konfirmojnë se ky antioksidant ndalon procesin e daljes së thinjave. “Rezultati mund të jetë befasues”, ka deklaruar profesori Masashi Kato.

Pas eksperimenteve të kryera te minjtë, më e habitshmja ishte se ky antioksidant nuk ndikonte aspak në rritjen apo rënien e qimeve, por vetëm te pigmenti i tyre. Kështu që nëse doni të shpëtoni nga fijet gri, mos iu ndani sallatës!

Sipas të dhënave më të fundit, aziatikët dhe njerëzit me ngjyrë kanë tendencën të thinjen shumë më vonë. Megjithatë, është një proces që vjen me kalimin e viteve të cilit nuk i shmanget dot askush. Kjo sepse qelizat fillojnë të vdesin dhe pa sasinë e duhur të tyre, floku i ri del në ngjyrë gri.

Përpos zhdukjes së thinjave, shkencëtarët kanë shpresë se luteolini ka efekte të tjera kundër plakjes.

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.