“Shkakton impotencë”, habit mjeku: Një 18-vjeçar që pi një paketë, për 10 vjet rrezikon që..

312
0

Frazat “duhani dëmton rëndë shëndetin” apo “mund të shkaktojë kancer në mushkëri” të cilat shkruhen në çdo paketë cigaresh, duket se nuk mjaftojnë për uljen e numrit të duhanpirësve. Mjeku pneumolog, Arben Tanka i cili ishte i ftuar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan i konkretizon këto fjali të njohura duke i përkthyer në shifra.

80% e meshkujve preken nga kanceri i mushkërive, ndërsa te femrat incidenca është 17-20%. Te përqindja e femrave, 49% e rasteve me kancer mushkërie vjen nga duhani. Studimet thonë se 80% e duhanpirësve kronikë kanë nisur konsumin përpara moshës 18 vjeç, ishin disa nga numrat që Tanka përmendi.

Veç këtyre, një tjetër dëm që vjen nga duhani është impotenca te meshkujt apo steriliteti te gratë. Te duhanpirësit kronikë, impotenca mund të shfaqet në mosha fare të reja.

Arben Tanka: Duhani jep dëmtime te impotenca, te steriliteti i grave, shumë gra kanë problematikë në ngjizjen e fëmijëve, nuk arrijnë dot të bëjnë fëmijë nga pirja e duhanit dhe kjo është një faktor i vërtetuar, ne nuk po bëjmë trembje se duam t’i trembim, por janë gjëra të studiuara. Pra nuk do arrijnë të bëjnë fëmijë, do dalin fëmijë të pazhvilluar ose fëmijë me anomali gjenetike sepse fillon dëmtimi i gjeneve që në barkun e nënës kështu që është e tmerrshme po ta mendosh se fillon si një luks me shokët e gjimnazit, hajde pimë se jemi  bukur pastaj vjen puna që kur kalojnë ca vite, rritemi dhe kuptojmë dhe jemi të qetë, janë dëme të pariparueshme.

Aldo: Një person që pi një paketë në ditë, një gjimnazist që pi një paketë në ditë, për sa vjet bëhet impotent pak a shumë?

Arben Tanka: Të ta them me saktësi të plotë nuk e marr përsipër, por për sa kohë njeriu mund të rrezikohet nga kanceri i mushkërive kur pi 15 vite cigare, mendohet që impotenca që është një gjë më e pakët mund të ndodhë edhe më herët.

Aldo: Pra, një 18-vjeçar që pi një paketë në ditë, po të vazhdojë me këtë ritëm në moshën 28-vjeçare…

Arben Tanka: Rrezkon që të ms jetë më ai personi që…

Aldo: Do fillojë të përdorë borse me ujë të ngrohtë apo  jo?

Arben Tanka: Aldo dua të them…]]]]]]]

Aldo: Jo, duhet thënë kjo sepse nuk bëhet ndryshe.

Arben Tanka: Jo, do ju them një gjë më të tmerrshme që në qoftë se kanceri i mushkërive te personat 30-vjeçarë ka qenë një gjë shumë e rrallë, ne po shohim në Shqipëri që kemi kancer mushkërish në moshat 30, 32, 33-vjeçare.