“Shkaktarja është nusja”/ Vëllai i Pëllumb Metës: Jetonte për fëmijët, ata ia shpërblyen kështu

1815
0

Ramazan Meta, vëllai i Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët, deklaroi se shkaktarja e gjithë kësaj ngjarjeje është bashkëshortja e viktimës.

Ai tha se Blerina Meta i ka mësuar fëmijët me urrejtje ndaj të atit, pasi ky i fundit është kujdesur dhe i ka shkolluar ata. Vëllai Pëllumb Metës shtoi më tej se ky i fundit ishte njeri i mbyllur dhe se e ka peng që nuk shprehej, pasi ishte njeri i mbyllur.

Ai deklaroi se është shumë e rëndë që ta vrasësh dhe më pas ta groposësh në kasollen e lopëve, teksa theksoi se shkaktarja është e ëma e tre fëmijëve.

“Shkaktarja e kësaj punë është vetëm e shoqja, nuk kam çfarë të them më. Autoritetet të gjejnë autorin kryesorë të shkakut, që çuan në atë gjendje vëllain. E shoqja është, se i lëshoi fëmijët kundër babait të vet. Mund të jetë i pakënaqur një fëmijë, por jo të gjithë fëmijët. Gjithë ky vend me duart e tij është rregulluar. Jetonte me fëmijët e vet, duke u munduar, ndërsa fëmijët ia shpërblyen në këtë lloj mënyrë. Them që është kunata, se kush tjetër mund t’i mësonte fëmijët. Çfarë kishin të keqe fëmijët nga babai i vet, duke i shkolluar e mbajtur afër.

Hyseni nuk ishte djalë i keq, por udhëzimet e nënës e çuan deri në atë gradë. Se ai vëllai shumë pak gjë të më kishte sinjalizuar atë vëlla. Të rrijë gruaja gjithë ato vite nën presion nuk rri, jo më një familje. Unë me sa kam kuptuar, vëllai ishte i mbyllur në vetvete. Më kënaqej shpirti kur dilte me fëmijët, duke punuar. I tregonte fëmijët çdo gjë. Kishin marrëdhënie shumë të afërt, nuk ka më të afërt se fëmija. Me Hygertën kishin marrëdhënie jashtëzakonisht të mira, madje i ka mësuar edhe makinën. Që t’ia bënte kushtet sa më të mira, që fëmija të kënaqej. Po, po ja shpërblyen në mënyrë të tillë.

Peng për vëllain tim kam që vetëm nuk ma ka shprehur, të ishte shprehur me vëllain e vet. Se kam shkuar shumë mirë me të. Ka qenë shumë i mbyllur. Pinim kafe sa herë shiheshim në rrugë. Më qante shpirti, nuk më hapej, s’kisha çfarë t’i kërkoja. Ky është pengu im. E bënë këtë makabër, ishalla mos pafshin një ditë të hajrit, se nuk ka qenë për të shkuar atje. Të më thonin xhaxh e vrava, por me ma gropos atje. Është shumë e rëndë. Edhe armiku më i madh në botë të jetë, nuk i bëhet, jo më babës. Kurrë në botë. Por unë e them sërish se strumbullari i kësaj pune është e ëma, se nuk mund të bëhen fëmijët grup për të vrarë babain”, deklaroi Ramazan Meta.