“Shit gruan dhe rregullo pallatet që ke ndërtuar”, artistja reagon ndaj ish-deputetit: Shit edhe të dashurën Hazir!

2999
0

I ashpër ka qën reagimi i Artistes Keti Bashhysa ndaj ish-deputetit socialist dhe ndërtuesit Hazir Gashi disa prej pallateve të të cilit janë prishur nga tërmeti i fundit.

Me dhjetra banorë të këtyre pallateve kanë mbetur në rrugë, pasi apartamentet e tyre janë klasifikuar si të pabanueshme ndërkohë që sipas Bashhysës, Gashi ka deklaruar se nuk ka çfarë bën psi kompania e tij ka falimentuar..

“Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir”, shkruan e indinjuar Bashhysa.

Reagimi i plotë:

“Hazir Gashi! Dëgjova që ke thënë se: Nuk kam ç’të bëj, kompania ime ka falimentuar! Vërtetë?!!! Po kur kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde, e mendove falimentimin?!!!!! Hazir Gashi! Gjej 1 zgjidhje! Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir! Amá ,ne, mijëra banorë të pallateve të tua, mos na le në rrugë, mos guxo! I kemi blerë me sakrifica ato shtëpi, me shumë sakrifica“

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.