Kuksiania fiton çmimin e madh në Angli dhe ia dedikon Shqipërisë, të prekurve nga tërmeti

872
0

Një grua shqiptare është përzgjedhur mes 100 grave që kanë marrë çmimin e rëndësishëm TechWoman në Angli.

Ajo është Arta Cika, studente PhD e Shkencave Inxhinierike në Universitetin e Oksfordit.

Por në një reagim emocionues pas marrjes së çmimit, Arta Cika ka vendosur t’ia dedikojë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit dhe Shqipërisë në këtë moment të vështirë të rimëkëmbjes pas tërmetit shkatërrimtar.

Ja dedikimi i saj:

Ndjehem shumë e vlerësuar dhe krenare që jam zgjedhur si një nga 100 fitueset e çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 ne Mbreterine e Bashkuar (UK). Dua të falenderoj nga zemra Jurine Teknike që më zgjodhi, të gjithë publikun në mbarë botën e veçanërisht atë shqiptar që më votuan. Jam shumë e lumtur për të gjitha mesazhet, vlersimet dhe mbeshtetjen që më keni dhënë këto javë.

Kujtimet e mia shkojnë mbrapa tek femijëria ime, kur isha një vajzë e vogël që i pëlqente të luante futboll ne rrugët e Kukësit po me ëndërra të mëdha. Do doja shumë të kthehesha mbrapa në kohë, të takoja atë vajzë luftarake dhe ti thoja që “Vazhdo ëndërro fort. Asgjë nuk do të të ndalojë që të arrish synimet e tua.” Dhe ky është një mesazh që dua tua them të gjithë vajzave të vogla në mbarë botën. Mos e konsideroni inxhinierine si një “profesion burrash”, dhe mos kini frike nga e panjohura. Puna gjithnjë shpëblehet.

Falë punës time 10 vjeçare dhe mbështetjes së madhe nga familja ime, që ka qenë gjithmonë krahu im i djathtë, jam sot këtu e kjo me jep forcë për të vazhduar përpara. Pa mbështetjen e tyre, asgjë nuk do të kishte qenë e mundur.

Ne fund, do doja tia dedikoja këtë cmim vëndit tim të dashur, Shqiperisë, ku linda u rrita e mora dijet e para dhe të gjithë njerëzve në veçanti atyre të prekur nga termeti. Sic thot edhe shprehja: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Vazhdoni të qëndroni të palëkundur. Jam pranë jush. Jemi të gjithë shqiptarët bashkë anëmbanë botës. Kjo na jep forcë e na bën krenarë. Faleminderit të gjithëve.