Autoritetet italiane kanë vënë në pranga katër shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike.
Karabinierët vunë re qëndrimin e dyshimtë të shqiptarëvë pranë stacionit të trenit San Pietro a Vico. Më pas policia ushtroi kontrolle në makinën e tyre ku zbuluan një pako me mbi 330 gramë kokainë.
Më pas u kryen edhe kontrolle në banesat e shqiptarëve në provincat e Firences dhe Arezzo-s ku u gjetën sasi të tjera hashash dhe marihuanë, peshore precize dhe materiale paketimi.