Ceremonia martesore në bashkinë e Tiranës/ Reagon Meta: PS po kthen rininë shqiptare në homoseksuale

101
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë socialiste dhe Bashkisë së Tiranës, sipas së cilit po impojnë në mënyrë të padrejtë lakuriqësinë, satanizmin, perversitetin dhe transvestizmin.

Në një deklaratë për mediat, ai iu referua shfaqjes që u mbajt të Liqeni i Tiranës, martesës së dy grave në tarracën e Bashkisë së Tiranës si edhe termave “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Ai tha se qytetarët duhet të ngrihen kundër asaj që ai quan diktaturë homoseksuale dhe perverse që po imponohet me forcë nga lobet ndërkombëtare.

Partia e Lirisë ka në programin e saj një plan me pesë pika, mes të cilave edhe shtimin e popullsisë në katër milionë banorë, ndërsa maxhoranca sipas tyre, promovon vesin. Reagimi i Ilir Metës erdhi pas njoftimit të një ceremonie martesore mes dy personave të të njëjtës gjini në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

“Sot jam përpara jush për të dënuar imponimin e pabesë ndaj fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë të lakuriqësisë, satanizmit, perversitetit dhe transvestizmit nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë “rilindase”, ose e thënë ndryshe nga ana e “Prindit 2” dhe “Prindit 1”, duke u nisur nga një sërë faktet dhe aktivitetesh të koordinuara midis tyre. Në datë 16 Maj Bashkia e Tiranës organizoi një shfaqje në liqenin e Tiranës, përpara shumë fëmijëve, ku ndër shumë skena të pahijshme njëra prej tyre ishte më monstruozja.

Një person performonte i veshur si shejtani i mallkuar, me dy brinjë mbi kokë dhe me fytyrën e shejtanit. Veshja ku simulohej djalli i mallkuar ishte lakuriq dhe dukej qartë organi seksual mashkullor, kurse në pjesën e sipërme ishte me një gjoks femre, edhe kjo lakuriq. Në këtë shfaqje promovohej qartë, lakuriqësia, satanizmi dhe tranvestizmi. Sot në kundërshtim me ligjin në fuqi, pritet që në tarracën e Bashkisë së Tiranës të kryhet martesa e pare ndërmjet dy vajzave.

Ky është një promovim zyrtar i martesave të paligjshme që bën Bashkia e Tiranës – “Prindi 2” dhe Qeveria “rilindase” – “Prindi 1”. Në raste të tjera, në kopshtet e Bashkisë së Tiranës janë dërguar formular në të cilët, fëmijëve ju shmangej emërtimi nënë dhe baba, por cilësoheshin me emërtimin “Prindi 1” dhe P“rindi 2”, duke promovuar qartësisht në këtë mënyrë familjen e jashtëligjshme. Ne dënojmë me forcë sjelljet e pabesa të njëanëshme që promovojnë tek fëmijët dhe rinia shqiptare këto sjellje dhe devijime, që nuk përputhen me moralin tradicional shqiptar, me familjen tonë të përbërë nga nëna, babai e fëmijët, por edhe me fetë tona tradicionale shqiptare, si islami dhe krishtërimi.

Sjellja e Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë është e pabesë, sepse Partia Socialiste nuk është mandatuar nga populli shqiptar dhe në fushatat e tyre elektorale asnjëherë nuk e kanë patur në programin e tyre, kthimin e fëmijëve tanë dhe të rinisë shqiptare në homoseksuale apo edhe më keq. Ne gjithashtu dënojmë heshtjen ndaj këtyre veprimtarive denigruese të standardit të moralit tradicional shqiptar nga çdo aktor shoqëror dhe politik në vend..

Ne i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të mos i nënshtrohen diktaturës homoseksuale dhe perverse që po imponohet me forcë nga lobet ndërkombëtare sepse ajo kërcënon seriozisht vazhdimësinë e kombit por edhe me tej, vazhdimësinë e jetës në tokë”, tha Meta.