SHISH: Agjentë të huaj mblodhën informacione gjatë pandemisë ne vendin tone

257
0

Vitin qe lame pas, vendi ishte vulnerabël ndaj Covid-19, por edhe i ekspozuar ndaj agjenturave të huaja. Shërbimi Informativ i Shtetit ka analizuar situatën e sigurisë së vendit përgjatë vitit 2020, duke nënvizuar se vendi ishte nën influencën e vendeve jo-mike.

“Aktorët kibernetikë shtetërorë e jo-shtetërorë që veprojnë për llogari të tyre, kanë shfrytëzuar pandeminë e COVID-19 edhe për të grumbulluar inteligjencë, me synim influencimin e opinionit publik sipas interesave të tyre. Shërbimet e inteligjencës së këtyre vendeve u angazhuan në operacione informative, grumbullim informacioni për synime konkurruese gjeostrategjike”

Pjesë nga raporti i SHISH

Ndër elementët e përdorur nga agjenturat e huaja ka qenë edhe propaganda anti-covid. Sipas SHISH, kjo u përdor për të ulur efektshmërinë e masava anti-covid dhe për të bërë vendin më vulnerabël. Kjo strategji sipas SHISH po përdoret edhe me vaksinat.

“Në vendin tonë, propaganda dhe dezinformimi përbëjnë një ndër elementët e fushatës hibride që përdorin aktorët jo-perëndimorë në përballjen e tyre gjeopolitike me Perëndimin. Objektivat kryesore të operacioneve informative të këtyre aktorëve janë nxitja dhe amplifikimi i ndasive politike, sociale, etnike, fetare”

Pjesë nga raporti i SHISH

Shtimi i shërbimeve online përgjatë vitit të shkuar e bëri vendin më të cenueshëm nga sulmet kibernetike për këtë SHISH kërkoi shtimin e masave të sigurisë.