Dalin pamjet, ja momenti kur zjarrvënësi që i vuri flakën Sarajeve të Toptanëve largohet me vrap

161
0

Kanë dalë pamjet që tregojnë zjarrvenësin duke u larguar me vrap, pasi i ka vënë flakën Sarajave të Toptanëve mbrëmë pak para mesnate në qendër të Tiranës. Siç shihet nga pamjet zjarrvënësi i cili largohet me vrap, ka veshur doreza të verdha anti-zjarr me gomë e material alumini, që t’i vërë flakën nga afër me dore e mos të rrezikojë të digjet. Ende nuk është identifikuar zjarrvënësi, por kamerat e sigurisë kanë kapur momentin teksa ai largohet përballë qendrës ‘Torre Drin’.