Braktisi Shqipërinë? Shikoni shtëpinë superluksoze të Ornela Bregut në Spanjë, motra e ish-ministres na lë pa fjalë

671
0

Prej afro një viti ajo ka braktisur Shqipërinë për Spanjën.

Po flasim për ish-moderatoren e disa programeve televizive në “Top Channel”, Ornela Bregu.

Ornela prej gati një viti është vendosur në Spanjë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Ornela ka ndarë me miqtë e saj në Instagram disa imazhe nga jeta e saj e re në Spanjë. Nga pamjet e publikuara shihet një ambient tepër luksoz që me shumë mundësi është shtëpia e re e moderatores së njohur.

E rrethuar me pemë, me një pishinë personale dhe me mikun saj më të mirë, qenin Alfa, Ornela shfaqet në momente relaksi.

Largimi i motrës së Majlinda Bregut nga Shqipëri fillimisht u komentua se ishte vetëm për pushime, por shumë shpejt u kuptua se moderatorja do të rrinte më gjatë.

Mësohet se arsyeja e këtij largimi lidhej me fëmijët e saj, të cilët nisën studimet në Spanjë.

Nuk dihet nëse ata e kanë braktisur përfundimisht Shqipërinë, por nga pamjet që postojnë në rrjetet sociale duket se familja po kalon një periudhë të lumtur.