Shikoni se si era e fortë rrezikon të përmbysë tragetin (Video)

383
0

Anija turistike Amadea, i cili është në pronësi të një kompanie gjermane, tërhoqi vëmendjen e vendasve kur për pak u përmbys mëngjesin e sotëm teksa lundronte në gjirin e Kotorrit.

Nga Drejtoria e Sigurisë Detare dhe Menaxhimit Portual kanë thënë për portalin RTCG se janë të informuar për këtë ngjarje, por nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë.

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet se si era e fortë e çon anijen drejt Oravacit.

Dëshmitarët okularë komentojnë se për shkak të stuhisë, kryqëzori as që duhej të lundronte në gji.

Amadea është e gjatë 192 metra. Pasagjerët janë në një udhëtim 14-ditor që përfundon më 4 dhjetor. Anija ka 40 suita, nga të cilat dy janë suita mbretërore dhe 254 kabina.