Situata e renduar nga pandemia ka rritur jo vetëm infektimet dhe shtrimet në spital, por dhe humbjet e jetës. Shkurti ishte muaji më i keq për vdekjet e ndodhura nga koronavirusi në vend, ku zyrtarisht raportohen 416 jetë të humbura.
Edhe fillimi i marsit shënoi shifra të larta të fataliteteve. Pëllumb Pipero, mjeku I spitalit Covid1, tregon disa nga arsyet e rritjes së vdekjeve në këtë periudhë, ku shkaku kryesor është vajtja me vonesë në spital.
“Vijnë me ndërlikime të sëmundjesh, pas 7-8 ditësh, ndonjëherë edhe pas 14 ditësh që kanë ndenjur në shtëpi”, thotë Piero. “Ka një lloj skepticizmi për të ardhur në spitale, ndërkohë që spitali nuk është zgjedhje, por për shumë është zgjidhje”.