Shifra të frikshme, si po “zhduken” shqiptarët në Angli

1109
0

Mijëra shqiptarë kanë udhëtuar në mënyrë ilegale drejt Britanisë së Madhe, aty ku kanë nisur një jetë tjetër larg Shqipërisë.

Një jetë jo të lehtë sigurisht, por shanset për më shumë punë dhe të ardhura janë më të mëdha se në vendlindjen e tyre.

Shumë të rinj shqiptarë të cilët rezultojnë nën 18-vjeç janë shpallur të humbur.

“Ju lutem ma hiqni foton dhe njoftimin sepse nuk jam i zhdukur, por jam i detyruar të dal në të zezë pasi kam mbushur 18 vjeç dhe s’kam pas shans për letra”

Kështu kanë deklaruar të rinjtë shqiptarë të cilët pavarësisht se janë të rinj duan të krijojnë një të ardhme në Angli duke punuar fillimisht në të zezë.

Lista e shqiptarëve të humbur në Angli është shumë e gjatë.

Janë kategoria e atyre shqiptarëve që patën fatin të përfitojnë nga sistemi duke qëndruar deri sa mbushin moshën 18-vjeç dhe duhet të kthehen në atdhe.

Por duke ditur këtë fakt, të rinjtë shqiptar kanë dalë në punë duke punuar në të zezë, ndërsa shtetit i konsideron ato të humbur.