Shi e dëborë gjatë natës, ja kur ndryshon moti

597
0

Reshje mesatare dhe herë pas here intensive do të ketë në pjesën më të madhe të vendit deri në pas mesnatës, kur reshjet pakësohen dukshëm në zonat perëndimore, por mbeten prezente në lindje dhe juglindje.

Dëbora, sonte, shfaqet në zonat e thella malore, por orët e para pas mesnatës, dëbora zbret në 1300 metra lartësi nga niveli i detit.

Dita e nesërme pritet te kemi ndryshim te dukshëm te motin në të gjithë vendin, vranësirat bëhen shpeshherë prezentë, por reshjet do të jenë të pakta dhe afatshkurtra. Fatmirësisht, era do të fryjë kryesisht mesatare, ajo forcohet vetëm në moment të shkurtra deri pas mesnatës.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rënie me 2-3 °C gjatë mëngjesit, kjo rënie vijon më e theksuar në orët e mesditës dhe pasdites së nesërme, duke bërë që termometri maksimale në territor të zbresë në 9°C për zonat malore dhe jo më shumë se 15°C parashikohet maksimumi i mesditës së nesërme në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare.