E padegjuar! Pëllumbi ngec brenda avionit, stjuardesat perpiqen ta kapin

428
0

Në avionin e linjes GoAir ne Indonezi ka ndodhur një ngjarje aspak e zakontë por edhe shumë argëtuese.

Pasagjerët kanë mbetur të mahnitur kur në bordin e avionit ka filluar të fluturojë një pëllumb në të gjitha drejtimet.

Duket se shpendi ka shkaktuar rrëmujë dhe panik tek pasagjerët dhe tek stjuardesat.

Pamjet e filmuara në video nga incidenti, të kapura nga një pasagjer i GoAir, tregojnë pëllumbin duke fluturuar nëpër kabinë dhe duke shkaktuar zhurma ndërsa njerëzit përpiqen ta shmangin.

Avioni ishte parashikuar të nisej në ora 5 pasdite të premten, 28 Shkurt, por u vonua kur zogu filloi të fluturojë në brendësi të tij.

Një pasagjer përshkroi atë që ndodhi:
Të gjithë ne kishim hipur në aeroplan. Dyert u mbyllën dhe ishim gati për fluturim kur një pasagjer hapi një raft bagazhesh dhe prej aty fluturoi një pëllumb i cili shkaktoi jo pak rrëmujë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.