Sherri mes motrës dhe vëllait për një videolojë ka përfunduar tragjikisht me vdekjen e një 13-vjeçareje në Mississippi të SHBA-ve.
Sipas policisë, 9-vjeçari ka qëlluar për vdekje me pistoletë të motrën e tij pasditen e së shtunës pasi ajo nuk i jepte te levën e vidolojës.
“BBC” thotë se sipas raportimeve, i mituri e qëlloi të motrën nga pas duke i shkaktuar plagë në tru.
Një sherif lokal njoftoi të dielën se adoleshentja kishte vdekur në Spitalin e Memphis, teksa mbetet ende enigmë se ku e kishte marrë fëmija armën. Po ashtu nuk dihen ende pasojat me të cilat 9-vjeçari do të përballet.
“Ai është vetëm 9 vjeç”, tha sherifi Cecil Cantrell, duke shtuar: “Supozoj se diçka të tillë e ka parë në videolojëra ose në TV. Nuk e di nëse ai e dinte ekzaktësisht çfarë do të shkaktonte. Nuk mund të përgjigjem. Ajo që di është se kjo është tragjedi.”
Nëna e tyre, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ishte në një tjetër dhomë duke ushqyer fëmijët e tjerë në vaktin e drekës, në kohën e incidentit.
Sherifi tha se kjo ishte një situatë krejt e re për ta, pasi ata kurrë nuk ishin marrë me një krim të tillë të shkaktuar nga një 9-vjeçar./tvklan.al