Një sherr mes 2 bandave rivale, ka shkaktuar 2 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë në Itali.
Sipas mediave fqinje, viktimat dhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në via Aldo Moro në një lokal në qendër të Frosinone.
Fillimisht u raportua vetëm për një të vdekur që kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, por bilanci tragjik u thellua pasi njëri prej të plagosurve ndërroi jetë në sallën e operacionit.
“La Republicca” shkruan se viktimat dhe të plagosurit shqiptarë ishin ulur në një tavolinë në lokal. Menjëherë rreth orës 19:30 kanë ardhur me një makinë tip “Lancia”, të cilët janë përplasur me shqiptarët.
Sipas rindërtimit të skenës së krimit, një prej autoreve ka qëlluar me armë zjarri nga makina në drejtim të shqiptarëve. Pasi kanë kryer krimin e rëndë, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi duke braktisur dhe mjetin me të cilin lëviznin.
Prefekti i Frosinone, Ernesto Liguori, ka njoftuar se do të mbledhë nesër në mëngjes Komitetin për Rendin dhe Sigurinë Publike për zbardhjen e krimit të rëndë. Ndërkohë, Kryebashkiaku i Frosinone ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është shprehur i shokuar dhe teksa ka thënë se kjo është një plagë për të gjithë qytetin.
“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha kryetari i Bashkisë Frosinone, Riccardo Mastrangeli.