Nuk ishin maroken por larje hesapesh mes shqiptareve, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

2938
0

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar gjatë natës, pas të shtënave që tronditën mbrëmjen e djeshme, Frosinenon në Itali. Ndërkohë autoritetet po punojnë identifikimin dhe kapjen e tre personave të tjerë, kombësia e të cilëve ende nuk dihet. Të shtënat e një nate më parë shkaktuan vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve që janë ende në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mbrëmjen e djeshme u raportua se gjithcka ka nisur nga një konflikt brenda një lokali në zonë, ndërsa sot mësohet se sipas hetuesve, i arrestuari ka vepruar me tre bashkëpunëtorë të tjerë, duke vënë në shënjestër pesë bashkatdhetarë që ndodheshin në atë moment në lokalin Shake.

23-vjeçari mbrëmjen e djeshme, në qendër të Frosinones, qëlloi me armë zjarri drejt katër të rinjve të ulur në një tavolinë në një lokal në Via Aldo Moro, duke lënë të vdekur një bashkatdhetar 27-vjeçar, dhe një tjetër që ndërroi jetë në spital. Dyshohet se konflikti mes bandave shqiptare ka nisur për pazare të prostitucionit dhe trafikut të drogës.