Sherr për një vajzë në Tiranë, 20-vjeçari vdes në spital, ja kush janë autorët dhe viktima, detaje

414
0

Një sherr me thika ka ndodhur pas mesnatës së djeshme në Tiranë, ku ka përfunduar me humbjen e një jete.

Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj kanë goditur me mjet prerës Stiven Toshkëzi, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka njoftuar se Ensi Maze një nga dy personat e shpallur në kërkim për vrasjen e një 20-vjeçarit në Tiranë pas mesnate, është vënë në prangat e policisë.

Dyshohet se sherri mes të rinjve ka ardhur pas një konflikti për një vajzë dhe ishte hera e dytë që të rinjtë përplaseshin.