Aksident i rëndë në Itali, kush është i riu shqiptar që humbi jetën

197
0

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Viktima është Adenajd Hoxha.

Mediet vendase bëjnë me dije se aksidenti ndodhi pasditen e së hënës, rreth orës 15:30, në Rovato, Itali, kur makina me të cilën po udhëtonte shqiptari u përplas me një kamion.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.