Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri, kësaj radhe në Verit të vendit. Duket se epiqendra e tërmetit është zhvendosur nga deti Adriatik dhe zona përreth qytetit të Durrësit, e cila ka qenë mjaft aktive prej 21 shtatorit në pjesën Verilindore të vendit.

Sipas IGJEUM, epiqendra ka qenë 1.7 km në veri të Shumatit të Dibrës, me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter dhe është ndjerë në orën 07:26 minuta.
Për momentin nuk ka të dhëna për dëme materiale.