Shenohen 9 lekundje brenda 24 oreve, ja sa ishte e fundit

520
0

Një tjetër lekundje termeti eshte regjistruar vendin tonë pasditen e sotme. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane (CSEM) lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.5 e shkalles rihter.

Gjatë ditës së sotme në vend ka pasur edhe disa lëkundje të tjera tërmeti. Mësohet se tërmeti më i fortë është regjistruar në Cërrik, me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, në orën 01:26, ndërsa përgjatë gjithë natës janë ndjerë lëkundje të vogla në Belsh dhe Fier.

Po ashtu mëngjesin e sotëm është ndjerë një tjetër lëkundje me magnituidë 3.3 të shkallës rihter në qarkun e Elbasanit.