Shembja e godines se Teatrit dhe shanset e Shqipërisë për negociata me BE, flet komisionerin i zgjerimit: Ja çfarë i thashë Ramës

477
0

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, diten e sotme foli për shembjen e teatrit Kombëtar. Ka qenë një pyetje nga titullari i Grupit PPE, eurodeputetit Michael Gahler që ka sjellë dhe reagimin e komisionerit Varhelyi.

“Javën e kaluar, shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë, të dielën në mëngjes të jep përshtypjen nëse qeveria do gjithashtu të shkatërrojë ambicien për të punuar për 15 pikat, të paktën që duhet të përmbushë për të fituar besueshmëri për negociatat me BE. Si e komentoni?”, e ka pyetur Gahler në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian ndërsa diskutohej për Buxhetin e Partneritetin Lindor.

Komisioneri Varhelyi në përgjigjen e tij theksoi se vërtet çdo shtet vendos vetë për teatrot e monumentet por jo duke përjashtuar aktorët e rëndësishëm, por duke i përfshirë të gjithë grupet e interesit në konsultim e vendimmarrje. “I thashë Ramës në telefon se duhej t’ a kishte evituar konfrontimin dhe të kishte shmangur veprime të tilla”, tha Varhelyi.
Michael Gahler është Eurodeputet (PPE, Gjermani) koordinator për çështjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane e koordinator i tij në Komisionin e Jashtëm.