U lirua pas pesë muajsh, dalin fotot e Hermes Nikaj në liri

749
0

Para ak ditesh, Hermes Nikaj u lirua pas pesë muajsh në qeli.

Teksa ndaj tij gjykata caktoi si masë sigurie “arrest shtëpie” në vijim të hetimeve, Zogu ka nisur ta shijojë jetën.

Ai është fotografuar nëpër dyqane me veshje të reja, por edhe tek berberi ku ka prerë flokët, për t’u kthyer i kuruar në pamjen e tij si gjithmonë.

Zogu u rikthye në liri që nga e mërkura e kaluar, por ndonëse i duhet të rrijë në shtëpi, nuk i ka shpëtuar tundimit.

Zogu i Tiranës u kap në muajin nëntor bashkë me biznesmenin nga Mamurrasi A.Gjini dhe një vajzë me iniciale D.N., në një dhomë hoteli në autostradën Tiranë-Durrës.

Nikaj akuzohet për shfrytëzim pros titucioni dhe ndërmjetësim mes vajzave dhe klientëve, në qendrat estetike dhe lokalet e natës.

Ai dyshohet mundësonte maredhenie në grup dhe shërbim eskortë, por vazhdimisht ka mohuar akuzat duke thënë se gjithçka bëhej me dëshirë.