Shefqet Kastrati dhe familja e tij dhurojnë shumën marramendëse: Kush ka më shumë, tani është momenti..

3320
0

Biznesmeni i njohur, Shefqet Kastrati si dhe familja e tij është solidarizuar sot me familjet e prekura në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit, duke dhuruar 1.5 milionë euro

Ai u shpreh se kjo nuk është dita të kursejë asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka.

Kastrati tregon gjithashtu se ka dhënë urdhër për të mos marrë asnjë pagesë nga askush që ka kaluar apo kalon nëpër Rrugën e Kombit për të kontribuar me ndihma.

Trag jedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashke me vëllezerit e mi. Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë. E kam dhënë në çast urdhërin e mosmarrjes së asnjë kokërr leku nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.

Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”. Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.

Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka! Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur!” thotë Kastrati në deklaratën e tij.