Skip to content

Ndodhin edhe keto/ Polici çon në shtëpi ndihmat për të prekurit

    Një tjetër denoncim nga ata që janë të pabesueshëm është publikuar sot nga mediat. Një qytetar ka filmuar një video ku një efektiv i policisë teksa çon ndihmat për të prekurit e tërmetit në shtëpinë e tij.

    Videoja e postuar nga JOQ, thuhet se është filmuar në zonën e “Vorrit të Bamit”, aty ku banone edhe efektivi, i cili duket qartë në video teksa zbarkon qese e çanta nga furgoni i Policisë.

    Nga pas atë e ndjek një grua, e cila ndihmon për të zbazur të gjithë çantat që ishin mbledhur për të gjithë fatkeqët në Durrës e Thumanë.