SHBA i shpalli vjehrrin dhe familjen e tij “non grata”, Armina Mevlani bën veprimin që i shtang të gjithë, del fotoja ku ishte mbrëmë

3736
0

Lajmi i bujshëm që Departamenti Amerikan i Shtetit shpall ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, personazh non-grata në SHBA tronditi opinionin publik.

Vetë Anthony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit ka shpallur non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. Motivacioni është i qartë dhe lidhet me veprimet e ish-kryeministrit që sipas tij kanë minuar demokracinë në Shqipëri.

Berisha është shpallur non-grata bashkë me familjen e tij. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali Shkëlzeni, janë shpallur gjithashtu të padëshiruar në SHBA.

Ndërsa nusja e djalit të tij, blogeria e njohur Armina Mevlani vetëm një natë më parë ka qënë në kazino për shkak të një eventi mode. Ajo ka publikuar foto e video nga ambientet e kazinosë duke provuar fatin në bixhoz por mesa duket zarët nuk e kanë përgatitur për këtë ngjarje të zezë për familjen e të fejuarit të saj.

Megjithatë mund të themi që Armina është akoma në kohë pasi nuk është bërë ende bashkëshortja e Shkëlzen Berishës.