Sendet dhe rrobat i dogji në furrën e picave/Detaje të frikshme nga vrasja në Dhërmi: Trupin e mblodhi me plastmas dhe..

728
0

Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e 31 vjecarit Erald Nevruzi.

Sipas burimeve të gazetarit Mikel Marsi, përgjatë mbrëmjes autori e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.

Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti. Të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit ja kanë djegur tek furra e picerisë. Më pas i ndihmuar nga personat në fjalë e kanë mbështjellë me plastmas e kanë futur në mjetin tip ‘Audi a8’ dhe është larguar nga hoteli.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit autori është nisur për Greqi në orën 5 duke patur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej të merrte pasaportat dhe lekë dhe të largohej drejt Greqisë me mjetin tip ‘Audi A8’.

Dyshohet se përgjatë aksit Dhërmi-Himarë konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve, ka bërë një ndalesë diku ku ka hedhur trupin. Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë.

Ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4 Sarandë dhe më pas ka marrë taksi deri në Qafë Botë. Aty kur ka kaluar kufirin ka marr një tjetër taksi me drejtim Igumenicën.

Në Igumenicë ka marrë tragetin për në Korfuz për të kaluar në drejtim të Anglisë. Kanë qenë veprime të shpejta të policisë së Vlorës në bashkëpunim me Interpolin Grek të cilët kanë shkëmbyer informacione duke bërë të mundur arrestimin e tij.

Janë dërguar dokumentacionet për përshpejtimin e ekstradimit të autorit. Autori me viktimën konfirmohet se kanë pasur njohje në Angli dhe aty mund të ketë lindur konflikti që ka çuar në ekzekutimin e 31 vjeçarit.

Autori me dy bashkëpunëtorët e arrestuar kishin 5 vite që punonin në të njëjtin hotel me njëri tjetrin.

Ndërkohë, turpi i pajetë i viktimës u gjet pak më parë në përroin e Gjipesë.