Fluturime direkte/ Shtohet tjetër destinacioni i ri nga Aeroporti Rinasit

19621
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës , është kthyer në epiqendrën e aviacionit të Ballkanit Perëndimor, duke ofruar përherë e më shumë lidhje të Tiranës me qytete botërore.

Valencia është destinacioni më i ri në listën e linjave që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ofron si mundësi për udhëtarët.

6 qershori shënoi fluturimin e pare drejt këtij qyteti fantastik të Spanjës, përmes linjës ajrore loë cost, ËizzAir.

Gjatë ceremonisë përuruese të linjës Tiranë – Valencia, Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i aeroportit, u shpreh se shtimi i linjave te reja pritet te rrise numrin e pasagjereve

‘’Tashmë Wizz Air lidh Shqipërinë me një tjetër destinacion në Spanjë, Valencian pas Sevillas, Madridit dhe shumë të tjera.

Më e rëndësishmja është që ne po vazhdojmë të rritemi. Objektivi ynë është që këtë vit të presim mbi 9 milionë pasagjerë duke e bërë aeroportin e Tiranës me rritjen më të madhë në Ballkanin Perëndimor’’, tha Farabbi. 

Perpara nisjes se fluturimit drejt valencias,udhetaret permes nje gare argetuese arriten te perfitonin kupona uljeje per bileten e ardhme me Wizz Air

Kjo linjë e re e shumekerkuar pritet të rrisë komoditetin e udhëtimit dhe të hapë mundësi të reja emocionuese për te gjithe udhetaret

Nën menaxhimin e Kastrati Group, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po zgjeron me shpejtësi rrjetin e fluturimeve, duke e lidhur kryeqytetin shqiptar me një sërë destinacionesh të reja në mbarë botën.

Me anë të planifikimit strategjik dhe investimeve të vazhdueshme, zhvillimi i aeroportit po forcon pozicionin e Shqipërisë si një qëndër kryesore në rajon