Sëmundja e pazakontë prek një grua, nuk dëgjon dot zërin e burrave

Një grua kineze eshte diagnostikuar me një lloj të rrallë të humbjes së dëgjimit. Siç shkruan “Daily Mail”, ajo s’mund t’i dëgjojë vetëm zërat e burrave dhe dëgjon vetëm gratë.

Pacientja e cila është identifikuar vetëm me mbiemrin e saj Chen, kur ishte zgjuar nga gjumi e kishte parë që s’po mund ta dëgjojë të dashurin e saj.

Chen nga qyteti i Xiamenit në bregun lindor të Kinës, më shumë se 700 kilometra larg Hong Kongu, pas një problemi të tillë kishte shkuar drejt e në spital.

Sipas raportimeve të mediave lokale, cituar nga Daily Mail në një raportim të mëhershëm, mjekët ishin përpjekur të kuptonin simptomat e çuditshme të cilat s’përngjanin me asnjë formë të zakonshme të humbjes së dëgjimit.

Një specialist e ka diagnostikuar atë me humbje dëgjimi për frekuenca të vogla e që mund të dëgjojë vetëm frekuenca shumë të larta.

Sipas shifrave, gjendja besohet se prek vetëm një në rreth 13,000 pacientë me probleme dëgjimi.

Sipas mjekëve, stresi mund t’i kishte ndikuar në gjendjen e saj.

Chen thuhet se kishte vuajtur nga të përzierat dhe zhurma në veshët e saj një natë përpara se të humbte dëgjimin.

Siç shkruan tutje Daily Mail, thuhet se ajo ishte në gjendje të dëgjonte çdo fjalë femërore, gjë e phuar edhe Dr Lin Xiaoqing, e cila trajtoi zonjën Chen.

Dr Xiaoqing tha: “Ajo ishte në gjendje të më dëgjonte kur fola me të, por kur një pacient i ri mashkull hyri brenda, ajo nuk mund ta dëgjonte fare”./GazetaExpress/

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.