Semi i dedikoi këngë historisë së tij me Borën? Donaldi e dëgjon dhe bën reagimin e papritur

324
0

Këtë të martë këngëtarja Semi Jaupaj publikoi këngën e saj të re, të titulluar “Mos u kthe”. Të gjithë në rrjet janë të bindur që teksti i dedikohet historisë “Bora-Donald”.

“Para syve të botës rashë, më poshtë nuk e di a ka, si nuk të erdhi pak gjynah?! Gojën mbyllur do e mbaj, emrin tënd nuk do ta përmend, s’do të godas aty ku të dhemb

Mos u kthe, nisu dhe shko te zemra tjetër që të pret, mos u kthe te unë se shumë më mirë pa ty jam vetë. Mos u kthe se jam t’u u mundu m’i harru krejt kujtimet që m’i le”, këndon mes të tjerash Semi.

Kënga është vendosur dhe në “Big Brother VIP”. Donaldi e ka dëgjuar në prani të Ilirit dhe Beniadës. Iliri dhe Beniada nuk i kanë mbajtur dot të qeshurat dhe i kanë hedhur Donaldit shikime duke nënkuptuar se i dedikohet atij. “Shko te zemra tjetër që po të pret se më mirë pa ty jam vetë”, i ka thënë Iliri. Aktori fillimisht është prerë ndërsa më pas është shprehur “Shumë e bukur është”.

Beniada: Shumë e bukur po içik e trishtë